Basha i bashkohet protestuesve drejt Kryeministrisë

Aktualitet

Prej dy orësh përgatitje, para pak minutash iu bashkua protestës kreu i PD-së, Lulzim Basha. Grumbullim të protestuesve të tjerë ka dhe tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Dhjetra autobusë me protestues kanë ardhur nga qytete të tjera. Ata protestojnë për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Para kryeministrisë janë forcuar masat e sigurisë ndërsa vazhdon ngritja e podiumit ku do mbahen fjalimet e rastit.

Protesta pritet të fillojë në orën 12:00, por do të jenë qytetarët që do të vendosin përfundimin e saj, tha një ditë më parë, kryetari i opozitës Lulzim Basha. Ndërkohë policia ka dhënë leje vetëm për 4 orë, 0ra 12:00- 16:00.

Mësohet se në protestë nga PD do të flasë vetëm kryetari Lulzim Basha, ndërsa 10 persona të tjerë, qytetarë të ndyrshëm do të flasin për problemet dhe shqetësimet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Flitet per sy skenare

Skenari parë: Protestë pa afat në shesh

Skenari i dytë: Protestë periodike javore.

ME TE LEXUARAT