Banda e grabitjeve në Rinas, Prokuroria zbardh dëshminë, ja cfarë tha në polici i penduari

Aktualitet

Prokuroria ka bere publike nje pjese te deshmise se dhene nga ish-polici privat Fatjon Xhyliu i cili eshte personi i penduar nga banda e grabitesve te Rinasit.

Sipas prokurorise, kane qene deklarimet e Xhyliut provat kryesore te kesaj ceshtje. Me poshte, njoftimi i prokurorise:

Në bazë të deklarimeve paraprake të personave nën hetim, Prokuroria e Tiranës ka krijuar dyshimet e arsyeshme mbi skemën e vjedhjes së parave në Dhjetor 2015, por që ka të dhëna se e njëjta është përdorur edhe për ngjarjen e ndodhur në Shkurt 2017, ku, në po të njëjtën mënyrë, u vodhën një tjetër sasi parash, e cila po transportohej për në Rinas nga një kompani private sigurimi fizik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas deklarimeve dhe të dhënave deri në këtë fazë të hetimit, rezulton se:

Shtetasi Fatjon Xhyliu, ish-punonjës i kompanisë “Rogat”, ka qenë në punë pranë kësaj kompanie, në kohën e vjedhjes me armë në Dhjetor 2015. Por ai nuk ka qenë në shoqërimin e vlerave monetare. Ky person, nëpërmjet kolegut të tij në atë kohë, Ditjon Memlika, është njohur me shtetasin Neim Avdulaj. Gjithnjë sipas deklarimeve paraprake, ky i fundit u ka kërkuar që të bashkëpunonin në vjedhjen e vlerave monetare që tranportoheshin nga kompania “Rogat”. Xhyliu dhe Memlika kanë pranuar ofertën e tij, për të cilën do të paguheshin. Këta dy persona kishin si detyrë që të njoftonin mbi lëvizjen e automjeteve që tranportonin paratë. Në bazë të këtij informacioni, disa persona të tjerë, me ndërmjetësinë e Neim Avdulaj, do të realizonin goditjen. Për të realizuar komunikimin, Xhyliu dhe Memlika ishin pajisur me telefona nga Avdulaj. Në datë 03.12.2015, dy punonjësit e “Rogat” në atë kohë, Xhyliu dhe Memlika, kanë njoftuar me sms Avdulajn për lëvizjen e mjete me vlera monetare. Avdulaj, nga ana e tij, dyshohet se ka njoftuar shtetasin A.Ç. Pas këtyre komunikimeve me sms, disa persona të tjerë, kanë realizuar vjedhjen me armë të parave që gjendeshin në mjetet e kompanisë “Rogat”, në zonën e Kasharit, rrugës për në Rinas. Pas realizimit të vjedhjes, sipas deklarimeve, Xhyliu dhe Memlika kanë marrë nga rreth 100 mijë euro secili për dhënien e informacionit

Gjithashtu, po nga deklarimet paraprake dhe të dhënat të siguruara deri në këtë fazë të hetimit, janë krijuar dyshimet e arsyeshme se këta persona janë të përfshirë edhe në vjedhjen me armë të parave që po transportoheshin nga mjetet e kompanisë “Jaguar”, mesditën e datës 09.02.2017.

Në bazë të deklarimeve paraprake, prokuroria e Tiranës urdhëroi ndalimin e shtetasve Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlika dhe Neim Avudaj.

Po në bazë të deklarimeve paraprake, në këtë veprimtari dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe shtetasi Ernest Kupa, i cili gjithashtu u ndalua me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. Për këtë shtetas dyshohet se ka kryer veprime aktive në vjedhjen me armë në të dy rastet.

Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet dhe një pjesë e konsiduereshme e të dhënave nuk mund të publikohen në këtë fazë të hetimit, pasi konsiderohen sekret hetimor.

ME TE LEXUARAT