Balla: Sekseri Kalaj dhe dy Berishët, pakt për të mos dëshmuar në Komision

Kryetari i Komisionit Hetimor për privatizimin e OSSH nga ÇEZ, Taulant Balla, pas seances se sotme e cila deshtoi te pyeste Shkelzen Berishen pasi nuk pranoi te bente betimin, tha se Nue Nikë Kalaj, Sali Berisha dhe Shkelzen Berisha po tentojnë të bllokojnë punën e Komisionit Hetimor.

Balla tha se do instistohet për marrjen e dëshmisë së Shkelzen Berishës, sikundër edhe të Nue Nikë Kalaj që sipas tij gjendet në Prizren.

“Personi që po hetojmë është një person që nga provat që kemi administruar quhet Nue Nikë Kalaj, është person që siç konfirmohet nga emailet e marra në rrugë zyrtare tregon se ka pasur lidhje të forta me autoritete të larta zyrtare përfshirë ish-kryeministrin Berisha.

Në një nga emailet përmendet dhe Shkelzen Berisha për takime me të, pas takimeve me babain. Ishte shumë e rëndësishme që përveç dëshmisë së Kalaj të merrej dhe dëshmia e Shkelzen Berishës. Sali Berisha ka dhënë një dëshmi në Komision që është e pavlefshme sepse nuk ka kryer betimin, por edhe sikur të ishte e vlefshme nuk është përgjigjur fare për këtë çështje në pyetjet që i kam adresuar. Dhe Shkelzen Berisha nuk pranon të bëjë betimin.Këta tre kanë një dakortësi për të pamundësuar furnizimin e Komisionit me informacionin që kanë”, theksoi Balla.

Ai vuri ne dukje se Komisioni do insistojë në marrjen e dëshmisë së Nue Nikë Kalaj dhe Shkelzen Berishës.Vepra e krimit janë paratë.

“Kemi dyshuar se privatizimi i OSSH është shoqëruar me korrupsion, me ryshfet. Ryshfetin e kemi gjetur, Nue Nikë Kalaj është një sekser i rëndomtë.Duhet të gjejmë ku sekseri ka çuar paratë.Kalaj nuk është larg nga Tirana, është 2-3 orë me makinë sepse gjendte në Prizren. Nuk ka paraqitur arsye serioze të mosparaqitjes së tij. Dëshmia e zotërisë është shumë e rëndësishme”, theksoi deputeti i PS.

Ne lidhje me pyetjen e Kastriot Ismailajt, Balla tha: Kastriot Ismailaj është e sigurtë që nuk na shpëton dot se është në burg, këta edhe mund të na shpëtojnë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

I riu i tregon kryeministrit ç’duhet të bëjë, Rama i kontrollon Facebook-un dhe ja ç’i thotë

Nje djale i ri i quajtur Kristiano i ka kërkuar Ramës që ...