Mediat greke: Balili po shkakton krizë politike në Shqipëri

Kliko per me shume info

Çështja e Klemend Balilit, i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”, ka provokuar krizë politike në Shqipëri. Konsiderohet si koka e rrjetit ndërevropian të narkotrafikut dhe prej muaj i ka shpëtuar kapjes nga autoritetet.
Ditën e hënë Ministri i Drejtësisë i Shqipërisë Ylli Manjani bëri një deklaratë për lidhje të policisë shqiptare me 46-vjeçarin. Për të njëjtën çështje, Presidenti Bujar Nishani do të mbledhë dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Të dhënat për përfshirjen e mundshme të 46-vjeçarit në rrjetin e hashashit nga Shqipëria në Europën Qendrore e Perëndimore me maune dolën nga kërkimi i Policisë së Antidrogës së Athinës. Kërkimi misterioz shumëmujor i koduar me emrin “Ngjitje”  dhe faza e parë e tij përfundoi majin e kaluar me kapjen në Zakintho të shtetasve grekë e shqipëtarë të cilët kishin për qëllim eksportimin e 650 kg hashash nga Shqipëria në Norvegji brenda mauneve me portokalle.

Si kryetarë të rrjetit ndërevropian  policia greke kishte përshkruar dy shtetas shqiptarë. I pari, i cili ishte përgjegjës për shpërndarjen e ngarkesa me hashash ishte banues në Belgjikë dhe pronar i kompanisë së transportit në zonën Zaventem. Kapja u bë para disa muajsh nga Policia Belge. I dyti ishte Klement Balili i cili vazhdon  t’i shpëtojë arrestimit  dhe në skedarët e Policisë greke ka emrin e koduar “Kelly”. 46-vjeçari mbante postin e drejtorit të Transporteve  në Sarandë dhe sipas shtypit shqiptar kishte themele të forta me qeverinë socialiste në Shqipëri.

Kliko per me shume info

Ilir Meta pas kthimit të tij nga SHBA për betimin e Presidentit Donald Trump, tha se Ndihmëssekretari i Departamentit të Shtetit Amerikan kishte ngritur fuqishëm çështjen e arrestimit të Klement Balilit Si shenjë “pajtimi” është vendosur të thirret nesër Këshillit të Lartë Kombëtar të Sigurisë dhe shpërblimi për 46-vjeçarin është 5 milionë lekë përkatësisht 40.000 euro. Në të njëjtën kohë, kërkimet e policisë shqiptare për arrestimin e tij janë të vazhdueshme që nga e shtuna. Ato janë përqendruar në rrethin e Gjirokastrës, ku kërkimet janë bërë në më shumë se dhjetë shtëpi, dhe u pyetën të afërmit e 46-vjeçarit, mes tyre, gruaja e tij dhe djali 16-vjeçar, si dhe vëllai i tij. Ky i  fundit, megjithatë, në deklaratat publike  la të kuptohet se i akuzuari për tregti narkotikësh i  vëllai është në Greqi. /vizion+

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here