Shkëputet masivi shkëmbor, bllokohet rruga Bajram Curri-Valbonë

27
Kliko per me shume info

Një masiv shkëmbor është shkëputur nga shpati i malit mëngjesin e kësaj të marte në aksin Bajram Curri-Valbonë.

Ngjarja ka bërë që fëmijët të mbeten pa shkollë për shkak të rrugës së bllokuar e po ashtu ka penguar të rriturit për të vajtur në vendet e punës.

Kliko per me shume info

Banorë të zonës informojnë se masivi është larguar më pas nga ky aks, por shtojnë se ndihen të rrezikuar nga kalimi në këtë rrugë pasi shkëputja e masivit malor nuk është një fenomen i rrallë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here