Tiranë, policia arreston Përmbaruesin privat Baftjar Nelaj, “gjobiti Saimir Tahirin”

Permbaruesi privat Baftjar Nelaj eshte arrestuar sot nga policia e Tiranes. I arrestuari eshte permbaruesi qe ka kerkuar ekzekutimin e gjobes se vendosur nga gjykata ndaj ministrit te Brendshem Saimir Tahiri me padi te disa politikaneve te se djathtes.

Burimet zyrtare thane se më datë 08.02.2017, Specialistët e Seksionit për Korrupsionin pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit Baftjar Nelaj, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Përmbarues Gjyqësor Privat.

Ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi ka vazhduar të ushtroj detyrën funksionale si përmbarues privat edhe pas heqjes së çertifikatës së ushtrimit të veprimtarisë përmbarimore, veprime këto në kundërshtim me ligjin Nr.10031, datë 11.12.2008 si dhe urdhërin e Ministrit të Drejtësisë Nr.753/2 datë 11.01.2017.

Këtij shtetasi pasi i është hequr liçensa, ka vijuar me kërkesa, urdhra ekzekutimesh dhe sekuestrosh në tre subjekte të ndryshme.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

-Kopje të shkresave të cilat vërtetojnë se pas heqjes së liçensës ky përmbarues në kundërshtim me ligjin nr.10031, dt.11.12.2008, ka vazhduar ushtrimin e detyrës duke sjellë pasoja ndaj 3 subjekteve.

Ky shtetas ka rezultuar me preçedent penal pasi është shpallur fajtor me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga Neni 278/2 i Kodit Penal.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal.

Gjoba e Tahirit:
Gjykata e ka dënuar me vendim të formës së prerë Tahirin për shpifje ndaj shtetasve Albana Vokshi, Shkëlzen Berisha dhe Argita Berisha, të cilëve ai duhet t’u paguajë nga 1 milion lekë të reja për person, pra në total 3 milion lekë.

Këtë shumë, përmbaruesi Baftjar Nelaj, do të duhej t’ia bllokonte ministrit Tahiri, të cilin e kishte vënë në dijeni për ekzekutimin e vendimit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Erion Veliaj ka një kërkesë për qytetarët e Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ditën e nesërme (E diel) ...