Përplasen fuqitë e mëdha, avionët rus vrasin tre ushtarë të Turqisë

Një avion rus ka bombarduar aksidentalisht trupat turke në veri të Sirisë. Ky sulm ka vrarë tre ushtarë të Ankarasë.

Lajmi u konfirmua nga autoritetet turke dhe ato ruse dhe sipas një njoftimi të Turqisë, në lidhje me incidentin në fjalë, Presidenti Vladimir Putin ka kërkuar ndjesë zyrtare.

Ushtarët ishin pjesë e një grupi më të gjerë që po ndihmonin rebelët në marrjen e qytetit al-Bab nga kthetrat e Shtetit Islamik.

Operacionet turke në zonë janë pjesë e përpjekjeve të Ankarasë për të zhvendosur larg kufijve të saj si terroristët e ISIS-it ashtu edhe rebelët kurdë.

Moska dhe Ankaraja kanë mbështetur dhe mbështesin grupe kundërshtare në luftën siriane, por kanë rënë dakort që të bashkëpunojnë për të luftuar së bashku ISIS-in.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Operacioni ‘’Prita’’/ Sekuestrohen 23 kg kanabis në furgon, pranga katër personave në Kukës

Katër persona janë arrestuar nga policia e Kukësit, pasi u kapën me ...