Avioni rus vret tre ushtarët e Turqisë, ja mesazhi i Putinit për Erdoganin

Putini kerkon falje menjehere sapo aeroplanët luftarakë rusë kanë vrarë aksidentalisht tre ushtarë turq dhe kanë plagosur 11 të tjerë gjatë një operacioni kundër Shtetit Islamik në veri të Sirisë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, bëri të ditur në një deklaratë ushtria turke.

“Presidenti rus Vladimir Putin ka telefonuar homologun e tij Tayyip Erdogan dhe i ka kërkuar falje duke i shprehur ngushëllimet për vrasjen aksidentale”, pohoi ushtria turke. Të dyja palët po zhvillojnë hetime për ngjarjen, raporton Reuters.

Ushtarët turq ishin në mbështetje të rebelëve sirianë në përpjekjet e tyre për ta marrë kontrollin nga Shteti Islamik (ISIS) në qytetin al-Bab, kur u vranë aksidentalisht.

Sulmet e sotme nga avionët luftarakë rusë e çojnë numrin e trupave ushtarakë rus të vrarë në Siri në 64.

Kjo është pjesë e një ofensive më të gjerë nga Turqia për t’i larguar luftëtarët kurdë dhe ata të ISIS-it sa më larg kufirit jugor të Turqisë.

Rusia dhe Turqia, të cilët i përkrahin palët e kundërta në luftën në Siri, së fundmi janë duke sulmuar së bashku ISIS-in përmes sulmeve ajrore.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

SHBA kritikon vendimin e Putinit për Ukrainën lindore

SHBA e kritikon vendimin e Putinit të njohë dokumentët e separatistëve në ...