Atentati ndaj tregtares në Shkodër, motrën ia vranë një vit më parë

Aktualitet

Policia e Shkodrës ende nuk e ka zbardhur atentatin e një dite më parë në Shkodër. Megjithate, detaje të reja kanë dalë në dritë ne lidhje me ngjarjen. Të dëmtuarës, një vit më parë i kanë vrarë motrën.

Shitësja Flutura Muça, ndodhej në dyqanin e saj të tekstileve në Rus të Shkodrës, kur një person me skafandër në kokë iu afrua dhe qëlloi 5 herë mbi të.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gruaja 49 vjeçe mori tre plumba, në këmbë dhe në trup, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori u largua menjëherë me motoçikletë e cila drejtohej nga një person tjetër. Flutura Muça 49 vjeçe është motra e Suela Sulos, e vrarë një vit më parë nga bashkëshorti i saj Sadetin Sulo.

Kjo ngjarje kjo e ndodhur në mobilerinë e çiftit në Melgushe të Shkodrës. Policia ka nisur hetimet dhe një nga pistat është edhe konflikti mes saj dhe familjarëve të ish-bashkëshortit të motrës.

Policia ka bërë shoqërimin e tyre në polici dhe ka marrë në pyetje, por deri tani nuk ka arritur të zbardhë ngjarjen dhe motivet e atentatit.

ME TE LEXUARAT