Atentati në Fier/ Kush është shënjestra dhe vrasjet që e ndoqën pas 1997-ës

Aktualitet

Policia e Fierit po heton pistën e hakmarrjes për të zbardhur atentatin me eksploziv të mbrëmjes së të shtunës ku mbeti i plagosur teksa ecte me makinën e tij, Armando Sula.

Hakmarrje që lidhet me familjen e dajës se 35-vjeçarit të gjymtuar në të dyja këmbët nga shpërthimi ne makinën me të cilën po udhëtonte në lagjen “Kryengritja”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sula ka qenë i dyshuar për vrasjen Ardian Mollës në vitin 2003, të cilin e akuzonte si autorin e vrasjes se dajës se tij, Astrit Braçes, një ish–oficeri policie qe u ekzekutua në vitin 2001.

Zinxhiri i vrasjeve ka nisur prej vitit 1997, kur gjatë një operacioni të policisë së Fierit mbeti i vrarë Elton Brahimaj.

Në operacion ishte pjesëmarrës oficeri Astrit Braçe, të cilin familja Brahimaj e akuzonte si përgjegjës. Katër vite pas kësaj ngjarje, në vitin 2001, Astrit Braçe dhe djali i tij, u vranë në një pritë.

I dyshuar ishte Ardian Molla, i afërm i Elton Brahimajt, i cili vritet në vitin 2003. Armando Sula ishte në rrethin e personave që u hetuan.

Policia dyshon se atentati ndaj tij është i lidhur me këto ngjarje. Sulo paraditen e te dielës është transferuar në spitalin e traumës në kryeqytet për ndihmë më të specializuar mjekësore./TV Klan/

ME TE LEXUARAT