Atentat me armë zjarri në Shkodër, plagosjet tregtarja, pronare e një dyqani

Aktualitet

Dy persona që udhëtonin me motoçikletë kanë shtënë disa herë me armë zjarri ndaj nje shitseje ne Shkoder.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Rus" pranë Shkollës së Muzikës  në lagjen  “Fahri Ramadani” .

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Per pasoje ka mbetur e plagosur Flutura Muça e cila ka marre nje plumb ne kembe dhe nje ne bark.

Nga informacionet e para dyshohet se 49-vjeçarja, që punonte si shitëse në një nga dyqanet pranë rrugës, është plagosur aksidentalisht.

Kjo, pasi dy përsona që po udhëtonin me motoçikletë kanë qëlluar në drejtim të një përsoni tjetër, që lëvizte në këmbë dhe plumbat nuk kanë goditur shënjestrën por gabimisht shitësen e dyqanit.

E plagosura është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka ngritur pika kontrolli dhe po bën kontrollin e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT