Atentat për borxhin, 5 të arrestuar në Itali, mes tyre dy shqiptarë

3
Kliko per me shume info

Policia italiane në Asti në Itali arrestoi 5 persona, që akuzohen për një vrasje, mes tyre 2 shqiptarë.
Vrasja e shteasit Françesko Indino ndodhi në 25 qershor të 2015-ës në Asti. Sipas rapotimeve, trupi i 52-vjeçarit u gjet pranë kamionit të tij, ndërsa dyshohet se u vra nga dikush me armë zjarri pas shpine.

Nga hetimet e policisë, rezulton se krimi i rënd ka qenë i paramenduar. Në vrasje u përfshinë 3 italianë, njëri prej tyre pronar i viktimës, si dhe dy shqiptarë, të gjithë me precedentë të mëparshëm penale.

Hetimet e kryera nga policia bënë të mundur, pas përgjimeve të personave në fjalë, të rindërtohej skena e krimit dhe u provua se kush ishte urdhëruesi i vrasjes.

Vrasja kishte ndodhur pasi viktima nuk i kishte paguar një borxh punëdhënësit të tij. Tashmë 5 të arrestuarit, identiteti i të cilëve nuk dihet, akuzohen për veprën penale ‘Vrasje’.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here