Arrestohet zyrtari i lartë i Qeverisë, kërkonte para për të hequr një dënim

Kliko per me shume info

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten dy persona të dyshuar për mashtrim. Të arrestuarit dyshohen se kanë përfituar para ​nga një person tjetër me qellim që t’i heqin një dënim në gjykatë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi në bashkëpunim i kanë marrë viktimës një shumë të konsiderueshme parash me qëllim të heqjes së një dënimi të shqiptuar nga një gjykatë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

Kliko per me shume info

“Kallxo”, të premten, ka raportuar se njëri prej të arrestuarve është Zahir Bajrami i cili mban pozitën e drejtorit të financave në qeverinë e Kosovës.

Kjo është konfirmuar nga avokatja Adelina Isufi e cila ka marrë pjesë në intervistimin e Bajramit në Polici, por nuk ka dhënë detaje.

Ajo ka thënë se ka qenë sipas detyrës zyrtare ndërsa klientin e saj sipas autorizimit vazhdon ta mbrojë një avokat tjetër.

Edhe Kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka, ka konfirmuar për Kallxo.com se njëri nga të arrestuarit e djeshëm është zyrtar në drejtorinë e financave në qeverinë e Kosovës.

As Beka as policia nuk kanë dhënë detaje për shumën e parave të kërkuara dhe lëndën gjyqësore për të cilën janë kërkuar paratë.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here