U kap me 7 pako marijuanë nën sediljen e makinës, arrestohet shqiptari në Itali

Policia italiane ditën e sotme ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar, i gjëmuar prej kohësh prej forcave të rendit. Sipas mediave italiane, shqiptarit iu gjetën 7 pako të vogla me marijuanën nën sedijen e pasagjerit në makinën e tij “Smart”.


Shqiptari i cili sipas hetimeve rezultoi të ishte i papunë u ndalua gjatë një pike kontrolli rutinë në një prej rrugëve kryesore të Teramos. Shqiptari me inicialet P.B aktualisht ndodhet në paraburgim në pritje të gjykimit. Droga dhe automjeti i tij u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shkruan Teramo.it.
Ndërkohë pas kapjes në flagrancë të shqiptarit, u krye dhe një kontroll në banesën e tij por nuk u gjet gjë. Megjithatë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe destinacionit se ku do dërgohej droga.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

EMRI/ Policia mban nën vëzhgim shqiptarin, i hyn në banesë dhe gjen “dyqan kokaine”

Një 22-vjecar shqiptar është arrestuar sot nga Policia italiane. Shqiptari i identifikuar si Alban ...