Arrestohet oficeri i FNSH në Shkodër, i përfshirë në kultivimin e kanabisit

Aktualitet

Nje oficer i repartit te FNSH ne Shkoder u arrestua sot me akuzen se ka bashkepunuar me kultivuesit e kanabisit. Burimey zyrtare thane se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka ndaluar sot një punonjës të FNSH-së Shkodër për shkak të dyshimeve si i përfshirë në dy vepra penale.

Sipas burimeve, SHÇBA ekzekutoi vendimin e Gjykatës Shkodër për arrestimin e shtetasit Ardjan Loci, 45 vjeç, me detyrë trup shërbimi, shofer pranë FNSH Shkodër, si i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vendimi i gjykatës u mor në bazë të kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Shkodër, e cila në bashkëpunim me SHÇBA kishte nisur një hetim për favorizim të kultivuesve të kanabisit në zonën e Dukagjinit, në të cilën dyshohet si i përfshirë edhe shtetasi Ardjan Loci.

Materialet procedurale në lidhje me ngjarjen do t’i kalojnë Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT