Policia arreston me drogë zyrtarin e LSI, reagojnë familjarët: I bënë kurth

Kliko per me shume info

Nga ana tjetër ai mbante dhe pozicionin e shefit të burimeve njerëzore pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Pukë.

Arrestimi i 49-vjeçarit nuk është pritur mirë pasi më parë ky person nuk ishte vënë në shënjestër nga policia për vepra penale.

Kliko per me shume info

Ndue Lala prej tre mandatesh mban pozicionin e këshilltarit fillimisht në ish-komunën e Gjegjanit e tani në bashkinë e Pukës.

Arrestimi në flagrancë i personit në fjalë sipas familjarëve “është veçse një skenar politik, që drejtësia duhet ta zbardhë”.

Policia e Pukës mbrëmjen e të premtes gjeti 7 thasë ku ishin fshehur 41 kilogramë hashash, por askush nuk flet lidhur me këtë ngjarje.

Konteineri i drogës është jashtë rrethimit të banesës se këshilltarit, ndërsa të njëjtën largësi me të kanë dhe banesa të tjera.

Policia nuk ka dhënë asnjë detaj rreth ngjarjes që çoi në arrestimin e Ndue Lalajt, i cili mban dhe pozicione publike, ndërsa dosja hetimore pritet të zbardhë të vërteten rreth këtij arrestimin.

Vëllai i këshilltarit të LSI gjatë të premtes ka pasur konflikt pronësie me një bashkëfshatarin e tij, çfarë solli dhe ndërhyrjen e policisë, e cila sipas familjarëve me të mbërritur ka kërkuar të ushtrojë kontroll pikërisht në kontenierin ku u zbulua dhe lënda narkotike.balkanweb

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here