Arrestimi për korrupsion, zbulohet dëshmia që fundosi ish-Drejtori i Burgjeve Artur Zoto

Aktualitet

Ish-drejtori i burgjeve Artur Zoto eshte arrestuar diten e sotme me urdher te prokurorise.

Me kerkese te Prokurorise per Krime te Renda, gjykata ka vendosur masen e sigurise "arrest me burg" per ish-drejtorin e Pergjithshem te Burgjeve, Artur Zoto, i dyshuar per "korrupsion pasiv", ne kuader te hetimit te nisur pak kohe me pare, ku u arrestua edhe ish-zevendesi i tij, Iljaz Labi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Urdheri i arrestit eshte zbatuar nga Policia e Shtetit pasditen e sotme, thuhet ne njoftimin e dhene nga ana e prokurorise.

Ceshtja ben fjale per zhvillimin e tre tenderave te furnizimit me ushqime ne burgje, ku dyshohet se kompanive fituese, u eshte kerkuar se paku 20 per qind e fondeve qe u levroheshin nga buxheti i shtetit per blerjen e artikujve ushqimore me te cilet furnizoheshin burgjet.

Zbardhet deshmia

Iljaz Labi, ish zv.drejtor i pergjithshem i burgjeve u arrestua me 11 korrik 2016 me akuzen e korrupsionit. Mesohet se ka qene pikerisht ai, qe ka deshmuar kunder Artur Zotos, i cili dha doreheqjen nga detyra ne 15 korrik 2016.

Ja deshmia e Iljaz Labit kunder Zotos:

"...sqaroj se për këtë proçedurë, unë jam vënë në dijeni në mënyrë rastësore, duke qënë se nuk është në kompetencat e mia. Më thirri Drejtori i përgjithshëm në zyrë një ditë dhe më tha se po hapej një procedurë tenderimi për ushqimet. Më tha që kemi këtë procedurën që do e bëjmë me negocim. Kam biseduar me operatorët dhe do të merresh ti më këtë punë. Në këto kushte unë mora dijeni për këtë procedurë dhe fillova të interesohem për subjektet konkuruese. Konkretisht, duke qënë se unë nuk kisha marrëdhënie dhe njohje me operatorët, Drejtori, Artur Zoto më tha që të takoja shtetasin Ylber Kalaja, me të cilin unë kisha pak njohje, për të biseduar në lidhje me këtë çështje, duke më thënë se e dinte Ylberi sesi do të vepronte. Kam kontaktuar me shtetasin Ylber Kalaja dhe kam biseduar me të në lidhje me proçedurën që do të kryhej.

Me konkretisht Ylberit i thashë që më kishte lënë porosi Drejtori për t’u marrë me këtë punë dhe se do isha unë ndërmjetësi. Ylberi më tha se ishte duke folur me operatorët e tjerë, pasi kishte dijeni më parë për këtë gjë. Më pas është zhvilluar proçedura prokuruese dhe ëshët shpallur fituese e saj shoqëria “Nelsa” shpk. pas mbarimit të proçedurës, mua më ka thërritur Drejtori i përgjithshëm Artur Zoto dhe më ka pyetur sesi po shkonin gjërat duke patur parasysh pagesën e pritshme prej operatorëve. I kam thënë se kisha biseduar me Ylberin dhe se isha duke pritur që ai të më sillte paratë siç edhe kishim biseduar më parë. Mesa kam parasysh, shuma që do të paguhej nga operatorët për Drejtorin do të ishte nga 10 deri në 20 % e vlerës totale të prokurimit…/lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT