Arratia e Balilit, Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet pa praninë e Ramës

Kliko per me shume info

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në presidencë, në lidhje me mos arestimin e Klement Balilit dhe luftën kundër trafikimit të narkotikëve.

Mbledhja filloi e po zhvillohet pa praninë as të kryeministrit Edi Rama dhe në mungesë të tij edhe pa praninë e as zv/kryeministrit Niko Peleshi pasi Presidenca refuzoi të pranojë autorizimin e tij për të marrë pjesë në këtë mbledhje.

Kliko per me shume info

Tryeza e Këshillit të Sigurisë:

Presidenti Bujar Nishani
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta
Kryeprokurori Adriatik Llalla
Kreu i SHISH Visho Ajazi Lika
Ministri i Brendshem Saimir Tahiri
Ministri i Drejtesise Petrit Vasili
Ministrja e Mbrotjes Mimi Kodheli
Kreu i komisionit te Sigurise Spartak Braho
Ministri i Energjetikes Damian Gjiknuri
Ministri i Ekonomise Arben Ahmetaj
Ministri i Jashtem Ditmir Bushati
Drejtues te tjere te institucioneve shteterore.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet për të diskutuar për përgjegjësinë institucionale për mos arrestimin e Klement Balilit dhe për situatën e krimit në vend, me theks tek lufta kunder droges.
Kërkesa për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë është bërë pak ditë më parë nga kreu i Kuvendit Ilir Meta i cili ka thene se eshte nxitur ne kete gje nga shqetesimi i SHBA per mos kapjen e Klement Balilit./lajmifundit.al

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here