Arlind Ajeti shënon dy herë, gol dhe…autogol!

Mbrojtësi i kombëtares, Arlind Ajeti është bërë sërish protagonist për skuadrën e tij, Torinon.

Ajeti u aktivizua që nga fillimi i ndeshjes, nga trajneri serb Mihajloviç, në ndeshjen ndaj Pescara-s së legjionarit tjetër, Memushaj.

Ajeti e nisi mirë ndeshjen dhe arriti të shënojë gol në minutën e 10′ të takimit. Por gëzimi i tij nuk zgjati shumë, pasi në pjesën e dytë Ajeti shënoi në portën e vet, në një tentativë për të larguar një top të ardhur në zonën e Torinos.

Më pas mbrojtësi u bë sërish protagonist të goli i 3-të i Pescara-s pasi nuk largoi si duhet një top nga zona, duke e dërguar te kundërshtari.

Gjithsesi, ekipi i Torinos arriti ta fitojë me rezultatin 5-3, këtë takim, ku u aktivizua për 90 minuta te Pescara, edhe Ledian Memushaj.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ndeshja me PSG, Ronaldinho beson tek mrekullia e Barcelonës

Ronaldinho beson në rikthimin e madh të Barcelonës. Ronaldinho beson se humbja ...