Ende pa filluar Big Brother, largohet opinionisti Arjan Konomi

Showbiz

Dikur opinionist në spektaklin “reality” të “Top Channel”, Arjan Konomi u rikthye sivjet në “Big Brother” me një rol të ri.

Siç konfirmuan burimet pranë produksionit për “revistawho”, ai ishte zgjedhur në detyrën e kryeredaktorit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por duket se diçka nuk shkoi mirë. Papritur ai u largua nga kjo detyrë, dy javë përpara nisjes së spektaklit.

Ndonëse nuk është bërë ende publike zyrtarisht data se kur do të fillojë edicioni i 9 i “Big Brother”, flitet se me shumë gjasë ai do të nisë në fillim të marsit.

Lajmi për largimin e Konomit nga “Top”-i u njoftua sot nga gazeta “Paloma” po në artikull shënohet se nuk dihen arsye e ikjes së tij.

ME TE LEXUARAT