Grabitet argjendaria në qendër të Sarandës

Aktualitet

Pas grabitjes në Tiranë, një tjetër grabitje ka ndodhur në qytetin e Sarandës.

Sipas burimeve të Policisë, hajdutët kanë grabitur një argjendari gjatë mesditës së të enjtes. Ata e kanë kryer grabitjen gjatë kohës kur në argjendari nuk kishte njeri, pasi pronarët dhe punonjësit po bënin pushimin e drekës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mësohet se grabitësit kanë thyer bravën e derës dhe kanë marrë të gjitha bizhuteritë dhe aksesorët me vlerë brenda argjendarisë.

Alarmi nuk ka rënë pasi sistemi ka qenë jashtë funksionit. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa pritet këqyrja e kamerave të siguresë të bizneseve afër argjendarisë.

ME TE LEXUARAT