Zbulohet emri, policia rrethon autorin e gjashtë të super-grabitjeve në Tiranë-Rinas

Jetmir Cerpja i njohur edhe me emrin Admir,  është personi i gjashtë i shpallur në kërkim nga ana e policisë për grabitjen e 6 milionë eurove në dy ngjarje në rrugën Tiranë-Rinas.

Per shtetasin e gjashte te dyshuar jane duke u kryer kerkime ne Diber ku mendohet se fshihet grabitesi i gjashte.

Admir Cerpja mësohet se është shtetas shqiptar që ka jetuar për disa vite në Greqi ku dyshohet se është njohur me Ilir Kupën, shqiptarin e famshëm të arratisur nga burgjet helene.

Jetmir (Admir) Cerpja, nga Dibra e banues ne Kamez, së bashku me Admir Muratajn, janë shpallur në kërkim mbrëmjen e djeshme pasi katër persona u arrestuan në lidhje me grabitjet me armë në autostradë.

Të arrestuar janë deri tani Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdyli, Ernest Kupa, djali i xhaxhait të Ilir Kupës./lajmifundit.al

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Grabisin dy pika karburantesh në Vlorë, kërcënuan punonjësit me pistoletë lodër

Dy karburante janë grabitur në Vlorë, një në hyrje të qytetit, tjetri ...