Akuzat e forta të kreut të Antimafies, Tahiri: 2 miliardë euro drogë ishin në kohën e Saliut

Politikë

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka reaguar pas deklaratave të kreut të Antimafies italiane Franko Roberti të bëra gjatë një konference me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Ministri Tahiri thotë se 2 miliardë euro drogë ishin në kohën e qeverisjes së Sali Berishës, ndërsa sot është sukses shkatërrimi, duke postuar edhe një pjesë nga raporti i OSBE-së për këtë çështje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Për ata që mezi pritën të hedhin prapë baltë, sqarimi është shumë i qartë: 2 miliardë euro drogë ishin në kohën e Saliut. Sot sukses shkatërrimi”, shkruan ministri në “Twitter”.

Drejtori i Antimafies së Italisë Franko Roberti gjatë një konference për medien të mbajtur së bashku me kryeprokurorin Adriatik Llalla në Prokurorinë e Përgjithshme ka ngritur shqetësimin e shtimit të rasteve të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali. Roberti theksoi se është 3-fishuar sasia e drogës që shkon nga Shqipëria për në shtetin fqinj, Itali.

ME TE LEXUARAT