Përplasja e frikshme, avionët rusë i afrohen, anija amerikane tenton ti qëllojë

Bota

Ushtria amerikane tha mbrëmë vonë se aeroplanët ushtarakë rusë janë afruar rreth një anijeje të Marinës së Shteteve të Bashkuara, javën e kalaur, në manovra “jo të sigurta dhe joprofesionale”.

Këto incidente të raportuara janë të parat prej se president amerikan është Donald Trump. Rusia i ka përgënjeshtruar raportet se kjo ka ndodhur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kapiteni amerikan, Danny Hernandez, zëdhënës i Komandës evropiane të Shteteve të Bashkuara, i ka cituar tri incidente të ndara më 10 shkurt, në të cilat ishin të involvuar aeropanët ushtarakë rusë të tipit Su-24 dhe IL-38.

Aeroplanbartësi amerikan “USS Porter ka kërkuar përgjigje nga të gjithë aeroplanët por nuk ka marrë përgjigje”, tha Hernandez, dhe ka shtuar se incidentet e tilla janë shqetësuese, pasi mund të rezultojnë me aksident ose kalkulime të gabuara”.

Incidentet janë konsideruar “jo të sigurta dhe joprofesionale” nga oficeri komandues i anijes amerikane, për shkak të shpejtësisë së madhe të aeroplanëve dhe lartësisë së vogël të fluturimit, ka thënë kapiteni Hernandez.

ME TE LEXUARAT