Anët pozitive dhe negative të kontraceptivëve, duhet t’i dini patjetër!

Kliko per me shume info

Kontraceptivët bashkëkohorë e rregullojnë ciklin dhe baraspeshën hormonale, ndërsa për një afat të gjatë zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e ndryshime, paraqitjen e cistave dhe anemisë, ruajnë fertilitetin dhe në këtë mënyrë ruajnë shëndetin riprodhues të gruas.

A e dini se si quhen çiftet të cilët ndërprejnë metodat mbrojtëse kontraceptive? Prindër! Metoda është aq e rrezikshme dhe jo e besueshme sa ajo nuk duhet të përdoret, ekspertët me këtë bien dakord.

Kliko per me shume info

Mbrojtja e shëndetit riprodhues përmes përdorimit të kontraceptivëve bashkëkohore është metoda më e besueshme e planifikimit familjarë.

Në mënyrë që ta kuptoni cila ësjtë zgjedhja juaj e vërtetë, do të ju numërojmë anët e mira dhe të këqija të mjeteve kontraceptive të cilat janë të pranishme në rrethin tonë.

Marrëdhënia seksuale e ndërprerë

Anët e mira: Nuk ju shtrëngon prezervativi, prandaj ndjenja është më e mirë gjatë penetrimit.

Anët e këqija: Lëngu që rrjedh nga penisi para orgazmës përmban sasi të mjaftueshme të spermës për të mbarsuar një grua, pra, dmth. ndihmon në përmirësimin e natalitetit.

Numërimi i ditëve fertile

Anët e mira: Nëse zbatohen siç duhet, relativisht është e besueshme.

Anët e këqija: Herët apo vonë do të numërohen.

Tableta e kombinuar

Anët e mira: Efikase, rregullon baraspeshën hormonale dhe ciklin menstrual, problemet me vezoret policistike dhe aknet. Nëse jeni person i shëndetshëm me shprehi të shëndosha, mund ta përdorni gjer në dhjetë vite, me kontrolla të rregullta gjinekologjike. Ndikon në mënyrë preventive në ndryshimet beninje të gjirit dhe karcinomën e vezoreve në mbrendësi të mitrës.

Anët e këqija: Efektet më të shpeshta anësore janë ndryshimi i disponimit, dhimbja e kokës, të vjellat, ndjeshmëria e gjinjve, depresioni, dëshira e humbur seksuale, përgjumësia, mpirja, problemet e tretjes, dhimbja e muskujve, reaksionet alergjike, infeksione fungale … Tek gratë duhanpirëse, rreziku nga infrakti është pesë herë më e madhe, sidomos tek më të moshuarit mbi 35 vjeç dhe tek ato të cilët vuajnë nga mbipesha, shkruan Femina. Tek një përqindje e vogël e grave mund të krijohet mpiksja e gjakut në këmbë dhe në mushkëri. Tabletat mund të shkaktojnë edhe krijimin e gurëve, kanë treguar hulumtimet e reja. Nuk preferohet rrezitja, sepse krijohen njolla të errëta në lëkurë.

Diafragma

Anët e mira: Zakonisht është pa rreziqe shëndetsore.

Anët e këqija: Janë të mundshme gabimet gjatë vendosjes, por egziston mundësia që të lëvizë edhe gjatë kohës së aktit seksual. Nëse qëndron më gjatë se 48 orë në vaginë, mund të rris rrezikun nga shoku toksik.

Spiralja hormonale

Anët e mira: Zgjat tre vite. Është efikase, dhe pas heqjes së saj, gruaja shumë shpejtë mbetet shtatzënë. Rregullon gjakrrjedhjen e bollshme dhe të gjatë menstruale, shkurton ciklin dhe e bën më pak të dhimbshëm dhe të pakët, dhe mund ta përdorin edhe gratë duhanpirëse.

Anët e këqija: Mundësia e lëndimit gjatë vendosjes, mund të bie apo të ndërroj pozitën, cikli menstrual mund të bëhet më i bollshëm dhe i dhimbshëm nëse gruaja ka infeksion seksual të transmetueshëm, rritja e rrezikut të zhvillimit të procesit inflamator.

Prezervativi

Anët e mira: Nuk ka kontraindikacione shëndetsore, është i lirë dhe në dispozicion pa recetë të mjekut. Deri në një masë, mbron nga transmetimi i infeksioneve seksualisht të transmetueshme, mund të parandalojë ejakulimin e parakohshem, ndihmon në rastet e infertilitetit imunitar.

Anët e këqija: Të prirur për plasaritje, humbin efektin nëse mbahen për ditë të tëra në ambient të ngrohtë apo pranë trupit, furnizim i nevojshëm për ata që janë seksualisht aktivë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here