Ambasadori Lu akuza të rënda Prokurorit të Përgjithshëm, Llalla takim urgjent me Nishanin

Kliko per me shume info

 Pas deklaratave publike të ambasadorit të SHBA-ve, Donald Lu, duke akuzuar Adriatik Llalla se ishte kundër reformës në drejtësi, gjendja është tensionuar.  Për këtë, kryeprokurori është nisur me urgjencë drejt Presidencës.

Takimi me kreun e Shtetit vjen në një kohë kur Llalla i ka dërguar një letër publike Nishanit dhe kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta në lidhje me refuzimin e vizës amerikane për të dhe disa prokurorë, që sipas tij është i paprecedent.
Ditën e sotme, Donald Lu sulmoi hapur prokurorin Adriatik Llalla se ka qenë kundër reformës në drejtësi. Me një mesazh të qartë, Lu pohoi se gjatë procedurës së hedhjes së shortit për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, (KED) Llalla solli vetëm 3 propozime, duke dhunuar sipas tij Kushtetutën, në një kohë kur duhet të sillte një listë me disa emra, të cilët më pas do të përzgjidheshin.

Kliko per me shume info

I ashpër ishte dhe reagimi i Prokurorit të Përgjithshëm, në lidhje me këto akuzat, duke i ka cilësuar aspak diplomatike sulmet e Donald Lu, si dhe të përsëritura. Sipas Llallës, ambasadori ka bërë shantazhe dhe presione ndaj këtij institucioni.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. ky sorosjani kinez,nipi i mao ce dunit eshtenje lavire endyre i korruptuar dhe i perzier ne afera te dyshimta me ramen.kjo specie duhet zhdukur sa me pare

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here