‘Vettingu’/ Ambasadori Lu zhvillon takim me ekspertët e ardhur nga Brukseli

Donald Lu ka pritur ekspertët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të mbërritur nga Brukseli, duke zhvilluar një takim ku në fokus ka informimin e rolit të OMN në reformën në drejtësi.
Më herët drejtuesja e misionit, Genoveva Ruiz Calavera, pati një takim me gazetarët.
Calavera dhe tre të dërguar të tjerë do të qëndrojnë në Shqipëri deri sa Parlamenti të zgjedhë se kush do të jenë 27 personat që do të bëjnë proçesin e vettingut.
Në grupin hetues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është edhe gjermani Reinhard Pribe, dikur Drejtor i Ballkanit Perëndimor.
Puna e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit nis pas 15 shkurtit.
Vëzhguesit ndërkombëtarë do të shqyrtojnë listat e Avokatit të Popullit dhe ti paraqesin Kuvendit deri me 1 mars emrat që ata përjashtojnë nga kjo listë.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here