PD, Alibeaj: U bë publike prova për lidhjen e policisë me industrinë e kanabisit

Politikë

Partia Demokratike reagon me nje deklarate nga Enkelejd Alibeajt pas arrestimit me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda të dy drejtuesve të Policisë së Shtetit në Vlorë dhe Tepelenë.

“Ndalimi i dy drejtuesve të lartë të policisë në Vlorë dhe në Tepelenë, me urdhër të Prokurorisë, si të lidhur me kultivimin e trafikimin e drogës, është dëshmia më e fortë e kriminalizimit të shtetit, e vënies së shefave të policisë së Saimir Tahirit dhe Edi Ramës në krye të biznesit të hashashit, për përfshirjen e njerëzve të Tahirit në trafikun e drogës, për haraçin që ata marrin nga ky biznes kriminal, deri në 40 përqind për një rrënjë”, tha Alibeaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai theksoi se kjo është vetëm maja e ajsbergut.

“Ne inkurajojmë prokurorinë të thellojë hetimet, pasi drejtues të lartë janë të përfshirë në këtë biznes kriminal, dhe zinxhiri të çon tek Tahiri dhe Edi Rama. Me 18 shkurt, kundër drogës, kundër krimit, kundër shefave të Tahirit dhe Ramës që punojnë me trafikantët, për t’i dhënë vendit, rend, siguri dhe punë të ndershme”, u shpreh perfaqesuesi i PD.

ME TE LEXUARAT