Aleksandër Gjoka takohet me gruan vetëm për festa, e vërteta e martesës!

Showbiz

Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka para katër vitesh u bë gjysh për herë të parë pasi djali i tij 28-vjeçar Rei që jeton në Itali, u bë baba i një vajze nga bashkëjetesa me të dashurën italiane.

Ishte viti 2013, kur Sandri e mori lajmin me telefon, pasi sipas një artikulli të revistës “Story”, Gjoka jeton larg familjes që prej vitit 1998 kur bashkëshortja e tij Merita së bashku me djali e vajzën vendosën të jetojnë në Itali.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas “Story”, këngëtari nuk iu bashkua familjes pasi nuk e gjen veten atje si artist. E në fakt mirë bëri, pasi Aleksandër Gjoka është padyshim një nga zërat më të mirë të muzikës shqiptare, artist kalibri dhe i pazëvendësushëm për artin tonë.

Gjoka jeton i vetëm në Tiranë, ndërkaq e shoqja erdhi ta takonte për festat e ndërrimit të viteve.

Muzikanti postoi në “Facebook” një foto me të shoqen duke shënuar “Me jetën time”, ku mori shumë komplimente nga miqtë e tyre. /Story/

ME TE LEXUARAT