ALBtelecom u kushton rëndësi të vecantë “të drejtave të barabarta të punonjësve në vendin e punës”

Në kuadrin e promovimit të vlerave të kompanisë, Akademia e Trajnimeve të ALBtelecom është mbledhur këtë herë për tu fokusuar tek të drejtat e barabarta të punonjësve, dhe veçanërisht në një nga vlerat e dukshme të kësaj kompanie “TË QËNIT I DREJTË”. Kjo seancë u organizua në sallën e Akademisë së Trajnimit në zyrat qendrore të kësaj kompanie.
Në këtë Sesion Trajnimi ishte i ftuar i veçantë Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi, ndërkohë që kryetari i bordit të ALBtelecom z. Giuseppe Farina ishte dhe mikpritësi i kësaj seance.
Ministri Klosi gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë e zbatimit të Kodit të ri të Punës, në përputhje me standardet e BE-së, si një rregullator i domosdoshëm për të siguruar drejtësi në vendin e punës. Ai u shpreh se ALBtelecom është një nga kompanitë më të mëdha dhe njëkohësisht punëdhënësit më të mëdhenj në vend.
Ndërkohë, z. Farina duke nënvizuar rëndësinë e trajtimit të kësaj teme për profesionistët e këtij tregu, ka theksuar se vlerat e ALBtelecom janë edhe identiteti i tij.
” E kemi nisur këtë program për zbuluar vlerat kryesore të kompanisë dhe mënyrën se si ne ndërveprojmë me të gjithë. Vlerat tona si “Drejtësia”, “Inovacioni”, “Orientimi tek Njeriu”, “Shkathtësia”, “Qëndrueshmëria”, “Reputacioni” dhe “Puna me Ndershmëri” pasqyrojnë identitetin tonë, dëshmojnë se si ne marrim vendimet, si e trajtojmë klientit, si i rekrutojmë pjesëtarët e ekipit tonë,” u shpreh Farina.
Gjithashtu, ky sesion u ndoq edhe nga këshilltari i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Bashkim Sala, i cili dha e vuri theksin tek rëndësia e shanseve të barabarta të punësimit, marrëdhënieve në vendin e punës dhe puna me ndershmëri.
Akademia e Trajnimeve të ALBtelecom është themeluar para 3 vjetësh me miratimin e Ministrisë së Arsimit, me qëllim zhvillimin profesional të ekspertëve të fushave të ndryshme, veçanërisht të fushës së Telekomunikacionit. ALBtelecom është një nga kompanitë dhe punëdhënësit më të mëdhenj në Shqipëri.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

3 comments

  1. kam lexuar nje shkrim te nje drejtori ne nje kompani Amerikane qe thoshte se punonjesit vijne te paret. kjo do te thote se punonjesit e lumtur jane me te motivuar, qe rezulton ne kliente me te lumtur. Menyre te menduari me zgjuarsi

  2. Albtelecom eshte I preferuari im midis operatoreve. Cmime te mira dhe staf te sjellshem.

  3. Po te jesh I mire edhe klientet jane besnik. Vazhdojini ofertat e mira

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Transporti urban kërkon rritje të biletës në 70 lekë

Reforma e ndërmarrë në transportin urban në kryeqytet dhe kryesisht implementimi i ...