Alarmohet Rumania, protesta të dhunshme antiqeveritare (Foto)

Rumania alarmohet nga protestat e dhunshme. Mësohet se më shumë se 100 mijë protestues kanë dalë në rrugët e Rumanisë për të protestuar ndaj një vendimi qeveritar që dekriminalizon një varg shkeljesh korruptive. Marshe të ngjashme në Rumani kishte edhe një ditë më parë, teksa protestuesit paralajmëronin se do të rrinë rrugëve derisa qeveria të kthejë prapa vendimin. Rreth 130 mijë persona protestuan në Bukuresht, teksa rreth 100 deri në 150 mijë protestuan në 55 qytete të tjera në tërë vendin. Vlerësohet se vendimi i qeverisë për të dekriminalizuar disa prej veprave korruptive është një prej veprimeve më të rënda që prej anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian një dekadë më herët. Edhe ambasadat e huaja në Rumani shfaqën shqetësimin e tyre për vendimin qeveritar.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Deklarata/ “Nëse Rusia nis luftë në Ballkan, NATO nuk qëndron indiferente”

Ballkani Perëndimor ka për NATO-n një rëndësi strategjike. Përgjegjësi i rajonit në ...