Alarmohet Gjermania, arrestohen 3 persona të dyshuar për sulm terrorist në Berlin

Bota

Të paktën tre persona kanë rënë në pranga në Berlin pasi dyshohen se kanë lidhje me terrorizëm. Sipas mediave gjermane, personat e arrestuar ishin duke planifikuar një sulm të madh në Gjermani. Gjatë operacionit për kapjen e tyre, polica kontrolloi edhe një xhami në zonën e Moabit në Berlin ku mendohet se të arrestuarit e kishin frekuentuar. Për këtë xhami, policia ka patur dyshime se përdorej për të rekrutuar anëtarë të rinj të ISIS sepse kishte të dhëna që kjo xhami ishte frekuentuar më parë edhe nga Anis Amri, i cili vrau 12 persona në tregun e Krishtlindjeve në Berlin më 19 dhjetor 2016.

ME TE LEXUARAT