Alarm i kuq te Reali, Ronaldo nuk stërvitet me grupin

Portugezi Cristiano Ronaldo nuk është stërvitur me shokët e ekipit të Real Madrid të hënën, duke përhapur frikë në kryeqytet në prag të ndeshjes në Champions League kundër Napolit.

Në vend që të kryente disa ushtrime me topin Ronaldo është stërvitur në palestër bashkë me bashkëkombësin e tij Fabio Coentrao.

Ronaldo luajti 90 minuta në ndeshjen e fundit të Los Blancos në La Liga në fitoren 3:1 kundër Osasuna të shtunën, duke shënuar golin e tij të 14-të në kampionat.

Ai ishte pjesë e ekipit në seancën stërvitore të dielën por nuk është parë në stërvitjen e së hënës teksa pjesa tjetër e ekipit vazhdoi normalisht.

Por nuk ka asnjë informacion nga klubi për sa i përket mungesës së portugezit i cili në vend të fushës ka zgjedhur palestrën.

Madrid do të zbresë në fushë këtë mesjavë për të mbrojtur titullin kampion. Spanjollët do të presin Napolin mbrëmjen e së mërkurës në “Santiago Bernabeu”, më 7 mars.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

FIFA i paguan 1 milionë euro për shkak të lëndimit

Operacioni i ligamenteve të gjurit për shkak të lëndimit të rëndë në ...