Akuzohet për shpërdorim detyre, në pranga polici në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një polic, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.
Mësohet se 57-vjeçari Ruzhdi Mashku, me detyrë inspektor, u arrestua pasi nuk ka regjistruar në hyrje të Pikës Kufitare të Muriqanit Altin Okaj me automjetin e tij.
Njoftimi i policisë
Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë, Inspektor Ruzhdi Mashku 57 vjeç, me detyrë ndihmës specialist, kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare në Muriqan. Arrestimi është kryer pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të ‘’Shpërdorimit të detyrës’’ në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
Nga verifikimet e kryera në sistem rezulton se punonjësi i policisë Ruzhdi Mashku nuk ka regjistruar në hyrje të Pikës Kufitare të Muriqanit shtetasin Altin Okaj me automjetin e tij. Shtetasi Altin Okaj është arrestuar në një largësi prej 300 metrash nga pika e Kalimit të Kufirit Muriqan nga forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë, Shkodër duke transportuar me automjetin tip “Ford’’ me targa AA 781 MO, mallra ushqimore. Materialet proceduriale i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Skandal në Policinë e Shtetit; vërtetim azili për 200 euro

Fiks Fare solli mbrëmjen e së mërkurës një skandal që ndodh në ...