Favorizuan kultivimin e lëndeve narkotike, arrest me burg për shefin e rendit të policisë së Vlorës

30
Kliko per me shume info

Ish- shefi i Rendit në Policinë e Vlorës, Haki Hasanbegaj është lënë në burg. Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Haki Hasanbegaj dhe ndaj Gani Abazi, shefi specialistëve në Policinë e Tepelenës. Dy policët u akuzuan për favorizim të kultivimit të lëndëve narkotike në Vlorë.
Hasanbegaj u arrestua tri ditë më parë me urdhër të Prokurorisë.
Nga përgjigjem e prokurorisë ka rezultuar se Hasanbegaj kishte lidhje edhe me Elton Çiçan, i vrarë në maj të vitit të kaluar.
Prokuroria informon: Nga hetimi rezulton se Hasanbegaj ka qenë lidhje e ngushtë e shtetasit Elton Çiça. Çiça rezulton se ka pasur informacion për lëvizjet e drejtuesve në Komisariatin e Policisë Tepelenë. Ai i shpreh mbështetjen e tij Haki Hasanbegajt në momentin që ky po largohej për një Drejtorinë e Policisë së Vlorës.
Po ashtu, Çiça rezulton se ka qenë i informuar se cili do të zëvendësonte Hasanbegajn në drejtimin e komisariatit të Tepelenës, me qëllimin e qartë që të vijonte i pashqetësuar aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të lëndëve narkotike.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here