Akuzohej për dhunë në famije dhe kundërshtim ndaj punonjësve të policisë, pranga 23-vjeçarit në Fier

Aktualitet

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 23-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim për dy akuza, kundërshtim të policisë dhe dhunë në familje.

Policia bën me dije se u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Elvis Xhafa, 23 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh” Fier.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 11 muaj e 10 ditë burg për veprat penale “Dhuna në familje“, parashikuar nga Neni 130/a/1 e 25, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga Neni 236/2 i Kodit Penal.”

ME TE LEXUARAT