Akuzat për vilën e Vlahutinit, reagon BE: Janë shpifje, kemi besim te ambasadorja

Politikë

Zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka reaguar kundër deklarimeve publike në lidhje me pretendimet se BE i kishte blerë 1.6 milion euro një vilë luksoze në periferi të kryeqytetit Romana Vlahutinit.

Në një dalje për mediat Maja Kocijançiç i cilësoi aludimet e ngritura në shtyp si shpifje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për shpifjet që janë shfaqur në shtyp kundër Delegacionit të BE-së dhe Kreut të Delegacionit në Shqipëri, Ambasadores Romana Vlahutin”.

Kocijançiç deklaron se BE-ja shpreh besimin dhe mbështetjen e plotë tek Ambasadorja dhe gjithë i ekipi për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre.

“Delegacioni do të vazhdojë, me përkushtim dhe në koordinim të ngushtë me institucionet e BE-së, ta shoqërojë Shqipërinë në reformën e saj të vështirë të shtetit ligjor për të vendosur një sistem gjyqësor të qëndrueshëm dhe të besueshëm, të cilin qytetarët e Shqipërisë e duan dhe e meritojnë. Shqipëria është një vend kandidat, që siç konfirmohet nga raporti i Komisionit i nëntorit 2016, po bën progres të fuqishëm drejt BE-së dhe ne do të ofrojmë vazhdimisht mbështetjen tonë që ky vrull të vazhdojë”, përfundon deklaratën Kocijançiç.

ME TE LEXUARAT