Akuzat e serbëve, Ramush Haradinaj: Nuk më shqetëson ‘klani i Millosheviçit’

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një postim në “Facebook” shkruan se nuk e shqetësojnë akuzat e politikanëve serbë.

Haradinaj i quan ata “klani i Millosheviqit”, teksa shton se së shpejti do të kthehet në Kosovë.

Postimi:

Nuk më shqetëson Klani i Millosheviqit. I kam respektuar ligjet e vendit tim dhe ligjet ndërkombëtare! Jam përballur me akuzat më monstruoze të prodhuara nga vrasësit e popullit tim dhe në një proces të gjatë e të mundimshëm, jam shpallur i pafajshëm për të gjitha pretendimet, nga instanca më e lartë e drejtësisë ndërkombëtare. Këtij verdikti i është bindur krejt bota.

Të vetmit që vazhdojnë të merren me këtë punë, janë politikanët e Klanit të Millosheviqit, të cilët më nuk kanë kurrfarë fuqie që në emër të, gjoja drejtësisë, t’i shtyjnë agjendat e tyre politike, dhe unë nuk i marr fare seriozisht.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vizita e Vuçiç në Kosovë, ja kushti që i ka vendosur qeveria

Aleksandër Vuçiç sipas vendimit të qeverisë së Kosovës mund t’a vizitojë vendin, por ...