Akuza për ish-deputetin Frroku: “Shfrytëzoi për prostitucion 15 vajza”

Aktualitet

Një akuzë e rëndë vjen për ish- deputetin Mark Frroku. Në emisionin ‘’Opinion’’, gazetarja e kronikës, Anduena Llabani ka zbuluar se për Frrokun ka pasur 15 kallëzime në prokurori, nga 15 vajza që pretendojnë se janë shfrytëzuar për prostitucion.

Llabani tha se fill pas akuzës për vrasje, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda erdhën 15 akuza nga 15 vajza që pretendonin se ishin shfrytëzuar për prostitucion nga Mark Frroku.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas saj, ka qenë kjo arsyeja që Prokuroria ka kërkuar arrest për ish-deputetin dhe ka nisur hetimet dhe bashkëpunimin me autoritetet belge.

Gazetarja ka deklaruar ndër të tjera se dikur kishte vajza të huaja që vinin në vendin tonë për të ushtruar prostitucion, ndërsa sot, shohim vajza shqiptare që e kryejnë këtë profesion.

“Unë s’kam para për të paguar shtëpinë, s’kam para për të jetuar. Dhe arrinë deri në këtë pikë. Por problemi nuk është ky, problemi është se ne e kemi në fakultete këtë gjë. Këto vajza e bëjne se thjesht duan të vishen me firmato. Prostitucioni më i madh është kur një femër merr për burrë një mashkull sepse ai thjesht ka para”.

ME TE LEXUARAT