Policia "rrethon" Durrësin, kontrollohen 100 automjete dhe shoqërohen disa shtetas

Aktualitet

Policia ka nisur një aksion masiv në qytetin e Durrësit në kuadër të rritjes së rendit dhe sigurisë, me qëllim kapjen e personave në kërkim, sekuestrimin e armëve dhe lëndëve narkotike.

Plani i masave përfshin ngritjen e pikave të kontrollit dhe ushtruar kontroll territori, automjeteve dhe personave në kërkim apo për sende të kundraligjshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar 100 automjete, janë shoqëruar 15 shtetas për verifikim, ndërsa janë arrestuar dhe dy persona në kërkim.

ME TE LEXUARAT