Aksidentohet me makinë kryeministrja, dërgohet në spital

Kliko per me shume info

Kryeministrja e Polonisë Beata Szydło është aksidentuar me makine mbrëmjen e sotme raportojnë mediat vendase

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:00 me orën lokale në qytetin Krakov, ndërsa makina me të cilën udhëtonte kryeministrja e Polonisë u përplas nga një tjetër mjet.

Mjeti me të cilin udhëtonte 53-vjecarja ishte pjesë e autokolonës zyrtare që shoqërote kryeministren. Beata Szydło u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa një zëdhënës i qeverisë tha për mediat lokale se nuk ka “asgjë” serioze.

Kliko per me shume info

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit. Autoritetet polake kanë nisur hetimet. Kujtojmë se në vitin 2010, presidenti polak Lech Kaczynski dhe gruaja e tij ishin në mesin e 96 viktimave si pasojë e rrëzimit të avionit polak që u rrëzua në afërsi të qytetit rus Smolensk.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here