Aksidenti tragjik në Cerrik ku vdiq 19- vjeçarja, prangoset një nga drejtuesit e mjeteve

Aktualitet

Policia e Elbasanit arrestoi njëri nga drejtuesit e mjeteve të mjeteve të aksidentuara një ditë më parë në Cërrik, ku humbi jetën një 20 vjeçare dhe u plagosën katër persona të tjerë.

Policia bëri me dije se u arrestua shtetasi, Naim Halilin, 58 vjeç banues në Cërrik.

Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Ford” veturë me targa AA 123 BE, në aksin rrugor Cërrik-Gostimë, në fshatin Shtërmen është përplasur me mjetin tip “Volksëagen” me targa AA 015 MR drejtuar nga shtetasi S.H, 24 vjeç banues në fshatin Thanë.

Si pasojë, u aksidentuan dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët A.H, 52 vjeç dhe L.H, 62 vjeç të dy banues në Cërrik. Të katërt shtetasit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa shtetasja K.H, 20 vjeçe gjeti vdekjen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” .

ME TE LEXUARAT