Shkodër, kamioni përplas “Skodën”, humb jetën drejtuesi

Aktualitet

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ndodhi të hënën në aksin rrugor Kryebushat-Vau i Dejës, në fshatin Stajkë.

Një kamion me targë “AA 935 LO”, i drejtuar nga shtetasi Anton Aliaj është përplasur me një “Skoda”, duke plagosur rëndë drejtuesin e këtij mjeti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shtetasi i identifikuar si Edmond Lisi, i moshës 47 vjeç është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Forcat e policisë në vendin e ngjarjes kanë bërë shoqërimin e 30-vjeçarit Aliaj, i cili do t’i nënshtrohet arrestimit nën akuzën e “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

ME TE LEXUARAT