Aksidenti në Itali, babai: Kam vdekur dhe unë bashkë me vajzën

Aktualitet

Per shkak te një aksidenti në zonën Setteville në Romë të Italisë kanë humbur jetën 4 të rinj mes tyre dy vajza nga Shqipëria.

Ambra Shaliani, 18 vjeç dhe Xhesika Gjinaj, 19 vjeç të cilat ndodheshin me dy miqtë e tyre në një makinë Tip Mini Cooper kanë humbur jetën pasi automjeti i tyre rrëshqiti u përplas tragjikisht me murin e një ndërtese.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në kulmin e tronditjes pasi mori vesh për vdekjen e së bijës babai i Xhesika Xhinajt ka folur për mediat italiane.

“Nuk mund të flas më, është e pabesueshme. Xhesika ka vdekur, nuk është më. Ishte e mrekullueshme, nuk kam fjalë. Kam vdekur. Ishin të 4 miq të mirë”, është shprehur ai.

ME TE LEXUARAT