Aksidenti i tmerrshëm në Itali, makina hodhi 30 metra larg trupat e të rinjve shqiptarë

31
Kliko per me shume info

Dy te rinj shqiptare jane mes katër viktimave në një aksident rrugor në zonën e Guidonia, në provincën e Romës në Itali. Aksidenti ka tronditur vendin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm. Viktimat ishin dy adoleshentë me iniciale, F.B. dhe R.M., dhe dy vajzat, Jessica Gjinaj (18 vjeç) dhe Amber Shaliani (17 vjeçar), të dyja me origjinë shqiptare. Të rinjtë po udhëtonin me një automjet “Mini Cooper”, i drejtuar nga njëri prej djemve.

Nga përplasja e fortë, makina thuajse u shkatërrua plotësisht, ndërsa djemtë përfunduan jashtë mjetit. Dëshmitarët thanë se dy prej trupave janë gjetur rreth 30 metra larg makinës.

Kliko per me shume info

“Kjo është e tmerrshme. Ne nuk mundëm të bëjmë asgjë”, thanë dëshmitarët, të cilët lajmëruan policinë. Trupat e të rinjve u transportuan për në morgun e Verano-s ku do të kryhet autopsia.

Mediat italiane bëjnë me dije se dy vajzat shqiptare ishin me banim në Albuzzione. Italianët që kanë humbur jetën janë Federico B., 19 vjeç nga Tivoli dhe bashkëatdhetari i tij Riccardo M., 19 vjeç, i cili ngiste makinën.

Policia ka thene se ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa aksi rrugor u mbyll për disa orë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here