Aksident rrugor në Gjirokastër, makina del nga rruga

Kliko per me shume info

Një aksident rrugor është raportuar në Gjirokastër, ku një automjet ka dal nga rruga, ku për pasojë drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në vendin e quajtur “Kthesa e Subashit” në Gjirokastër.
Sipas të dhënave paraprake shkak i aksidentit dyshohet se është shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështira në rrugë. Të dhënat informojnë se drejtuesi i mjetit i cili mbeti i plagosur u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
(Foto ilustruese)

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here