Aksident horror në Vlorë, betonjerja vret kalimtarin në Skelë

Aktualitet

Një aksident i rëndë në përmasat e horrorit ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë.

Policia bën me dije se një mjet betonjere ka goditur një person pranë rrethrrotullimit të Skelës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si pasojë e goditjes së rëndë në kokë të kalimtarit, ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme.....vazhdon

Policia, informacion paraprak:

Rreth orës 13:38, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekje, në Vlorë.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit pranë rrethrrotullimit të skelës, ku një automjet tip "Betoniere Iveko" me targë VL 3586 C, me drejtues shtetasin B.H., rreth 56 vjeç, ka aksidentuar një person i cili po qarkullonte me biçikletë.

Për pasojë shtetasi i dëmtuar ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit "Iveko" shtetasin B.H., me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT