Adriatik Llalla: Janë shtuar sulmet ndaj nesh, prokurorët subjekt dhune e shantazhi

Kliko per me shume info

Adriatik Llalla ka shpërthyer sërish duke pretenduar se sulmet ndaj prokurorëve janë shtuar ndjeshëm. Pa përmendur emra konkretë në akuzën publike, Prokuroria e Përgjithshme niset nga një rast i kërcënimit të prokurorit të Krujës dhe thotë se prokurorët janë bërë subjekte dhune e shantazhi. Pak ditë pas përplasjes së fortë publike me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, kreu i organit të akuzës ndjehet i kërcënuar, duke u shprehur ashpër.
Gjithashtu Prokuroria ka shpjeguar ngjarjen e ditës së djeshme të zhvilluar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë pas kërcënimit të prokurorit Bujar Memia nga shtetasi Nazmi Çangu.
“Prokuroria e Përgjithshme vlerëson reagimin e shpejtë të Policisë së Shtetit për arrestimin e shtetasit N.Ç., i cili ka kërcënuar në sallën e gjyqit, gjatë ushtrimit të detyrës së tij, prokurorin e Prokurorisë Krujë, Bujar Memia. Në seancën e zhvilluar ditën e djeshme në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, prokurori ka paraqitur konkluzionet për djalin e shtetasit N.Ç, i akuzuar për veprën penale të “Prodhimit dhe shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, dhe u kërkua dënimi me 8 vjet burgim. Në përfundim të seancës gjyqësore, shtetasi N.Ç. ka kërcënuar me jetë prokurorin, per shkak se ky i fundit kërkoi dënimin e të birit në bazë të provave,” thuhet në reagimin e Prokurorisë.

“Pavarësisht se nuk është rasti i parë që një prokuror kërcënohet për shkak të detyrës, Prokuroria e Përgjithshme është vënë në dijeni se sjelljet intimiduese kundër prokurorëve, si zyrtarë të rëndësishëm të shtetit, janë shtuar ndjeshëm.

Kliko per me shume info

Nisur nga kjo situatë, Prokuroria e Përgjithshme shpreh angazhimin e plotë për mbështetjen e çdo prokurori të Republikës që ushtron detyrën në përmbushje të plotë të ligjit dhe Kushtetutës.

Gjithashtu, Prokuroria e Përgjithshme do të vijojë të kërkojë me forcë nga të gjithë folësit publikë që të tregojnë maturi kur komentojnë punën e prokurorëve. Për shkak të sulmeve publike, prokurorët tashmë janë kthyer në subjekte të shantazhit dhe kërcënimit nga persona që përballen me ligjin për veprat penale që kanë kryer.

Prokuroria e Përgjithshme, duke ritheksuar mbështetjen e saj për Reformën në Drejtësi, vlerëson se fjalori kundër prokurorëve, i përdorur për të justifikuar ndryshimet ligjore, ka demotivuar këta të fundit, të cilët, gjithësesi po vijojnë të përfaqësojnë denjësisht shtetin në proceset penale për persona të përfshirë në vepra penale.

Prokuroria e Përgjithshme kërkon nga prokurorët e Republikës që, për çdo rast shqetësimi apo kërcënimi gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, të njoftojë Prokurorinë e Përgjithshme, me qëllim që bashkërisht të veprojmë me të gjitha mjetet ligjore, për të siguruar mbrojtjen e integritetit të tyre fizik dhe profesional./balkanweb/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here