Adoleshentët masakrojnë një grua në rrugë, ndërsa kalimtarët qeshin dhe filmojnë ngjarjen (Foto)

Soft

Një ngjarje tepër e rëndë regjistrohet në Britaninë e Madhe, ku një grup adoleshentësh sulmojnë dhe rrahin brutalisht një grua. Kjo ngjarje nuk ka pasur aspak ndikim tek kalimtarët, të cilët, kanë qeshur dhe kanë filmuar të gjithë skenën. Videoja është postuar në Snapchat dhe prej atëherë është shpërndarë në gjithë botën.

Raportohet se ngjarja e tmerrshme ka ndodhur pranë stacionit të autobusit në Speke, Meseyside të Anglisë.

Në video mund të shihet se si gruaja përplaset për tokë nga adoleshentet, të cilat gjithashtu e tërheqin zvarrë për flokë.Por ajo çfarë ka shokuar më shumë britanikët, është fakti se si shumë të reja tjera që ishin rrethuar dhe nuk po ndërhynin të parandalonin rrahjen brutale, vazhdimisht dëgjohen duke qeshur dhe filmuar ngjarjen me telefona mobil, thuajse nuk po ndodh asgjë e keqe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

ME TE LEXUARAT