Vila super luksoze e Admir Murataj, i kërkuar për grabitjen e 3.2 milionë dollarëve

20
Kliko per me shume info

Policia e Shtetit vazhdon kërkimet për kapjen e të dyshuarëve të tjerë për grabitjen e 3.2 milionë dollarëve.

Vila që shihni më sipër ndodhet në Fushë Prezë dhe është në pronësi të Admir Murataj, i shpallur në kërkim për grabitjen e ndodhur pak ditë më parë.

Kliko per me shume info

Shtëpia ka sistem alarmi dhe kontrollohet nga kamerat në çdo cep të saj. Mësohet se në tokën ku është ngritur kjo vilë luksoze ka qenë e ndërtuar më herët një banesë e vjetër, e cila është blerë nga Murataj për të ndërtuar vilën, që ka përfunduar në vitin 2015, shkruan BW.

Ky i fundit iu ka rrëfyer fqinjëve se e kishte ndërtuar shtëpinë me të ardhurat e siguruara nga emigracioni dhe me ndihmën që i jepnin dy vëllezërirt e tij edhe ata në emigracion.

Fqinjët kanë pohuar se Murataj ka jetuar në këtë banesë në 2015 bashkë me familjen. Në 2016 është larguar dhe vinte vetëm rrallë për të kontrolluar shtëpinë.

Në momentin që policia ka mësyrë në banesën e Murataj ka gjetur aty një person të pajtuar prej tij që të ajroste shtëpinë dhe të kujdesej për ullinjtë. Ky i fundit është shoqëruar në polici, ku tha se ishte telefonuar nga Murataj vetëm 2 ditë më parë.

Admir Murataj rezulton të jetë arratisur nga burgu i Trikallës në 2013 bashkë me grupin e Ilir Kupës. Ai vuante dënimin për grabitjen e një banke në Larisa të Greqisë. Ai është shoqëruar në polici kur u arrestua grupi, por u la i lirë për mungesë provash.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here